Pedagogët sot në grevë urie pa afat
Pedagogët e universitetit të Tiranës kanë paralajmëruar se do të hyjnë sot në një grevë urie nëse nuk marrin një reagim nga qeveria.
Greva e urisë është planifikuar të nisë rreth orës 16:00, brenda ambjenteve të universitetit.
Kreu i sindikatës Aleksandër Kovaçi, tha se greva e urisë do të mbahet pa afat.
"Në këtë prizëm deri në oren 16:00 do të presim qeverinë, që të japë ndonjë rrugëzgjidhje situatës. Në orën 4:00 mbasdite ne do të mblidhemi këtu edhe do vendosim përfundimisht, nëse ka një përgjigje nga qeveria apo nuk ka. Sipas pergjigjes se qeverise ne do vendosim si do të operojmë.
Por ajo që është ne fuqi deri tani, është nëse nuk do të kemi një përgjigje pozitive nga qeveria ,kemi gadishmerinë e një pjese të stafit, një numër i caktuar i cili është i gatshëm që të kalojë në grevën e ngujimit, si grevë simbolike e pa dëshirushme, do jetë unike në botë,” tha ai.
