Koka: Alibeaj e ka çuar PD-në në gjykatë, këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh kahu i Alibeajt në PD nuk del dot as në terren.
Ai tha se ata vunë kushte që të vinin sërish në krye të PD-së duke mos kaluar në procesin e votimit në parti ashtu sikurse shumë të tjerë.
Koka: Fakti që pala e Alibeajt nuk shkojnë në terren, apo fakti që shkojnë me një deputet socialist pas vete, tregon se pse nuk i takojnë strukturat. Këta i bëjnë mbledhjet tek ish-zyra e Enver Hoxhës, nuk i pengon kush që të futen në PD, se nuk ka më blinda.
Berisha i hoqi kushte dhe tha hajt të diskutojmë, ndërsa këta kanë vënë një sërë kushtesh se si do të donin që të vinin në pushtetin e partisë pa u provuar me botë. Këta që i kanë hedhur gaz demokratët duan të katapultohen. Kushti që ka vënë Alibeaj në gjykatë, mund ta bëjë edhe Edi Rama që PD-në nuk e drejton Sali Berisha.

