Lapardhaja: Berisha e ka vërtetuar se nuk e do bashkimin e PD-së, partia zyrtare ajo që njeh gjykata

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Namir Lapardhaja u shpreh se propozimi i Alibeaj të diskutohej pa kushte ishte shumë i drejtë.

Ai tha se është e qartë se Berisha e ka vërtetuar se nuk do bashkimin e partisë, por do që të jetë kryetar i asaj pjese në PD, sepse partia demokratike zyrtare është ajo që njeh gjykata

Lapardhaja: Propozimi i Alibeaj të diskutohej pa kushte ishte shumë i drejtë që të diskutohej për ato që i bashkojnë dhe jo që i ndajnë, sepse këto të fundit do të ndahen nga gjykata. Pra, të ngihej një organizëm që i përfaqëson të gjitha palët në PD.

Nëse themi se kryetar është Berisha, apo Alibeaj, nuk kemi bashkim sepse dihet se cili është shkaku në PD. Është e qartë se Berisha e ka vërtetuar se nuk do bashkimin e partisë, por do që të jetë kryetar i asaj pjese në PD, sepse partia demokratike zyrtare është ajo që njeh gjykata.