Shehaj: Veliaj Vemje, ia kam thënë Ramës, kontrollon drejtësinë më shumë se sa kryeministri
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Brisida Shehaj nga Partia e Lirisë u shpreh se Erion Veliaj nuk është socialist dhe nuk e përfaqëson PS-në dhe ajo nuk e do.
Ai tha se Veliaj do të vrasë Ramën politikisht dhe se shtoi se ai ka më shumë kontroll në sistemin e drejtësisë se vetë kryeministri.
Shehaj: Erion Veliaj nuk është socialist dhe nuk e përfaqëson PS-në dhe ajo nuk e do. Mendoj se do të rikandidohet për shkak të pazareve personale. Unë ia kam thënë në vitin 2015 që të mos e vendosë Veliajn sepse është një Vemje dhe shembulli që i kam dhënë se do të jetë se Basha për Berishën.
Që ai të vrasë politikisht babën, nuk ka më non grata, sepse ky do të përdorë mënyra të tjera. Jam e bindur se Veliaj ka struktura të drejtësisë më fort se Edi Rama. Këto thirrjet në SPAK janë një spektakël. Unë kam vetëm një merak për këto zgjedhje që janë primaret. Për mua është një proces i shkëlqyer që duhet menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer.

