Futet të shuajë zjarrin për të shpëtuar bazën ushqimore të bagëtive, një i plagosur në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2022, 22:14
Një shtetas mbeti i plagosur në Korçë në përpjekje për të shuar një zjarr në pronën e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë.
Tri marrëveshje në Berlin për liderët e Ballkanit Perëndimor
1 Nëntor, 22:06
"Ka rënë zjarr në ambientin ku mbahej baza ushqimore e bagëtive, në pronësi të shtetasit A. D., i cili duke u munduar të shuante zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve".
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

