“Ngjyra kuq e zi, jo bardh e blu”, Bogdani: PD duhet të jetë e bashkuar për të mirën e shqiptarëve

Demokratët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Duke pasur në fokus zhvillimet e ndodhura në PD, Gerti Bogdani në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se pasditja e sotme nuk është një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë.

Sipas tij negociatat e marrëveshjet duhet të kenë në fokus interesin e qytetarëve jo të individëve.

Për të arritur ndryshimin që qytetarët dhe demokratët duan Bogdan thotë se duhet që të gjithë demokratët të jenë bashkë.

Gerti Bogdani: Demokratët duhet të jenë bashkë jo vetëm për të mirën e PD por për të mirën e qytetarëve të Shqipërisë. Nuk duhet bërë fjalë për ngjyrat bardh e blu të logos së PD por bëhet fjalë për ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar. Për çështjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Zakonisht negociatat e marrëveshjet duhet të kenë në fokus interesin e qytetarëve jo të individëve. Kjo e pasdites së sotme nuk është një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë se të gjithë bashkë kanë nevojë për shpresë dhe ndryshim për keqqeverisjen e qyteteve dhe për ti dhënë një frenim keqqeverisjes së Shqipërisë. Qytetarët duan ndryshim, demokratët duan ndryshim dhe për ta arritur këtë duhet të jemi të gjithë bashkë.