Strazimiri: Kemi përballë një organizatë mafioze që blen vota, nuk mundet me votë
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish deputeti demokrat Gent Strazimiri u shpreh se PD ndodhet përballe një organizate mafioze.
Ai tha se është provuar se Edi Rama blen vota me njerëzit e tij dhe një organizatë e tillë mafioze nuk ndryshohet më me votë.
Strazimiri: Ne kemi përballë një organizatë mafioze me persona të dënuar dhe të futur në listat parlamentare. Prandaj është bërë një ligj dekriminalizimit që ka gjetur 19 deputetë që kanë dorëzuar mandatin dhe janë sjellë nga Edi Rama.
Është provuar me dy dosjet se krimi i organizuar se ky mbledh vota dhe i paguan me njerëz që ka në fushatë. Të gjitha këto janë me prova dhe drejtësia nuk vepron. A ndryshon dot me votë kjo organizatë mafioze? Unë them jo, por ne duhet të ngremë në këmbë çdo nerv reagimi.

