Pas Lushnjes, tritol banesës edhe në Fushë Krujë

Dy shpërthime janë shënuar brenda pak minutash, njëri në Lushje e tjetri në Fushë Krujë.

Një sasi eksplozivi që mendohet se ka qenë tritol ka shpërthyer në oborrin e banesës në fshatin Zall në Fushë Krujë.

Nga informacionet e para mësohet se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merr në pyetje familjarët.

"Rreth orës 22:40, në lagjen "Magaze", Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Mësohet se tritoli ka shpërthyer në oborrin e pasëm të banesës së familjes Baftjari me origjinë nga Kukësi.

Ndërkohë në Lushnje u hodh në erë makina e parkuar në oborrin e banesës së një tregtari në lagjen "18 nëntori".