Ish-drejtuesi i burgut të Peqinit:Të mendohet për rehabilitimin e të dënuarve me mbi 25 vite

Ish-drejtuesi i burgut të Peqinit, Faik Basha, ishte i ftuar në Ora News.

Gjatë intervistës me gazetaren, Sonila Musai, ai deklaoi se të dënuarit që dënohen me vite të gjata mbi 20 apo 25 vite burg nuk është menduar për vitet e punës.

Basha: Këto të dënuar që punojnë nuk ju njihen kontributet brenda burgjeve dhe ky kryen një dënim prej 20 apo 25 vite dhe del në shoqëri në moshën 50 e ca vite dhe ai nuk ka më kohë fizike për të pasur një punë dhe për të kapur vitet e kontributeve. Çfarë bëhet me këtë nen si do ta trajtojmë ne këtë, me çfarë do të mbahet ky njeri pra ka një hapësirë edhe në këtë pjesë që duhet parë një vakum ligjor që duhet parë.