E zënë poshtë inertet, humb jetën punëtori i një objekti në ndërtim te "5 Maji"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2022, 22:44
Një 40-vjeçar në kryeqytet ka gjetur vdekjen në një aksident në punë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "5 Maji", në një objekt në ndërtim e sipër.
Policia bën me dije se kanë rënë materiale inertesh duke zënë poshtë punëtorin e objektit, shtetasin V. L., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.