Strazimiri: PD nuk po shkon e përçarë në zgjedhje, një pakicë deputetësh po kundërshtojnë demokratët
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri u shpreh se PD nuk po shkon e përçarë në zgjedhje.
Sipas tij, PD ka një problem që është jo i vogël, që një grup i vogël deputetësh refuzojnë demokratët, dhe shtoi se PD-ja është në këmbë.
Strazimiri: PD nuk po shkon e përçarë në zgjedhje. PD ka një problem që është jo i vogël, një grup i vogël deputetësh refuzojnë demokratët. Unë besoj se PD-ja është në këmbë, do e dëshmojmë në 12 nëntor. Është e vetmja forcë politike që duhet të udhëheqë opozitën shqiptare.
Do të ishte gjëja më e mirë që të pyesim anëtarët dhe duhet të shkojmë pas shumicës. Në statut kemi edhe garanci për pakicat dhe fraksionet. Nuk është refuzim ndaj Palokës dhe Berishës, por në fakt është refuzim ndaj demokratëve.
