Deda: Interesi i Berishës dhe Metës nuk është fitorja, por të mbajnë peng PD-në

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Reldar Deda, kryeredaktor i Liberale u shpreh se demokratët janë kundër njëri-tjetrit dhe kundër koalicionit të Partisë së Lirisë.

Ai tha se duket se interesi i Berishës dhe Metës është që të mbajnë peng opozitën, sepse retorikën e kanë kundër Bashës dhe Alibeajn.  

Deda: Kur demokratët janë vendosur kundër njëri-tjetrit, imagjino si është poshtë për anëtarët e LSI-së. Ata janë kapur ngushtë dhe nuk ka nga shkojnë. Unë vij nga Mirdita dhe realiteti atje është i papranueshëm dhe nuk e pranojnë këtë proces.

Ka një problem. Simpatizantët e PD-së i ka Berisha. Edhe grupi i Alibeajt që është në TV janë në TV dhe jo në terren nuk mohohet. Duket se interesi i Berishës dhe Metës është që të mbajnë peng opozitën, sepse retorikën e kanë kundër Bashës dhe Alibeajn.