Shehaj: Ligji i Dosjeve vetëm për Metën, do të cenojë më shumë ish të persekutuarit
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Brisida Shehaj nga Partia e Lirisë u shpreh se ligji i Dosjeve që votoi Alibeaj, në mënyrën më të madhe cenon ish-të persekutuarit.
Sipas saj, Sigurimi i gjente mundësinë për t’i bërë bashkëpunëtorë dhe se deputetët e votuan, por më pas kuptuar se ua futën sepse ishte një ligj vetëm për Ilir Metën.
Shehaj: Ai ligji që votoi Alibeaj, në mënyrën më të madhe cenon ish-të persekutuarit që Sigurimi i gjente mundësinë për t’i bërë bashkëpunëtorë. Deputetët e votuan, por më pas kuptuar se ua futën sepse ishte një ligj vetëm për Ilir Metën.
Unë kam pyetur juristët e kuvendit dhe më kanë thënë se është më keq se ishte, sepse i lihet atij komisionit atje nëse duhet bërë publike apo jo diçka. Të gjithë këto vendimmarrje kanë pasoja.

