Lushnje, shpërthim me lëndë plasëse në mjetin e parkuar në oborrin e tregtarit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e sotme në një automjet në Lushje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "18 nëntori".

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në makinën e parkuar në oborrin e shtëpisë së Altin Lamçes, tregtar shumice në tregun e fruta-perimeve.

Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qenë 5 pjesëtarët e familjes.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Mësohet se banesa në të cilën banon Lamçe është në pronësi të kunatit të tij, Arben Turku, i cili jeton prej vitesh në Angli.

Ende nuk është konfirmuar nëse lënda plasëse është tritol apo granatë.