Harta territoriale, PD: Falsitet, Shqipëria ka nevojë për shtim të bashkive
Mazhoranca vendosi të hyjë në zgjedhjet lokale me hartën territoriale të pandryshueshme, duke lënë në fuqi 61 bashki. Sipas Sekretarit për Pushtetin Vendor në Partinë Demokratike, e gjithë puna e Komisionit të Posaçëm parlamentar ishte një falsitet e kryesuar nga Taulant Balla.
Një ditë pasi mazhoranca mbylli diskutimet për ndryshim të hartës teritoriale, duke lënë në fuqi 61 Bashki, të paktën edhe për 4 vitet e ardhshme.
Partia Demokratike e ka cilësuar punën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar si një falsistet.
Asllani: Qëndrimi denigrues i PS-së ndaj përpjekjeve të PD për përmirësimin e hartës territoriale, nëpërmjet Taulant Ballës, ishte shprehje e përbuzjes së Rilindjes ndaj interesave jetike të qytetarëve.Partia Demokratike është e vetëdijshme për falsitetin dhe kulisat paraelektorale të Edi Ramës, e vetëdijshme se ajo do ta rrëzonte propozimin tonë. Kjo dijeni nuk na pengoi dhe nuk do të na pengojë për të paraqitur alternativën tonë.
Sekretari për pushtetin vendor, Ylli Asllani, thekson se Partia Demokratike u angazhua në përgatitjen e një projektligji për zgjerimin e hartës territoriale për të mirën e qytetarëve dhe jo për interesa politike.
Asllani: Angazhimi i PD në përgatitjen e një projektligji për përmirësimin e Reformës administrative territorial, u krye jo si qëllim politik në vetvete, por në respekt të pritshmërive të qytetarëve për të ndryshuar katastrofën që shkaktoi ndarja territoriale e vitit 2014.
Sipas tij shtyllat në të cilat reforma territoriale e vendosur në vitin 2014 ka dështuar.
Asllani: Dështoi në rritjen e eficiencës ekonomike të njësive të reja.Solli centralizim të pushtetit te kryebashkiakeve duke shkatëruar decentralizimin dhe forcimin e vetëqeverisjes vendore.Goditi përfaqësimin e qytetarëve në bashkëqeverisje, demokracinë vendore dhe llogaridhënien.Dështoi në nxitjen e zhvillimit ekonomiko- social dhe zbutjen e varfërisë.
Dështimi i reformës territoriale për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, për Partinë Demokratike është një arsye më tepër për të dalë në protestën e 12 nëntorit.
