Paloka: Rama nuk do bashkimin tonë, Basha si hije mbrapa, nëse dilet me 2 kandidatura dëmtohet PD-ja
Në një dalje nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se grupi i Alibeajt do të dalë me kandidatura për të dëmtuar PD-në në zgjedhje.
Ai tha se akte të tilla çojnë ujë në mullirin e Ramës dhe shtoi 4-5 herë janë bashkuar votat me Ramën dhe Ballën nga ky grup në PD.
Paloka: Lexoni deklaratën sot dhe kuptoni kush nuk është dakord me primaret, ai grupi le të prononcohet a duhet shkatërruar PD, pak nga pak nëse do ketë mundësi do të jap dhe detaje, sepse ata e kanë pranuar se nëse do të dilnin me kandidatura e dinin se nuk do fitojnë dhe është vetëm për të dëmtuar PD, atë e kanë shprehur para meje me gojë. Dikush nuk do bashkimin tonë. Ai është Edi Rama.
Jam i bindur që shumica e tyre nuk kanë lidhje me Edi Ramën, por qëndrimet e tjera kanë përgjegjësi, përderisa çdo akt çon ujë në mullirin e Ramës, 4-5 herë janë bashkuar votat me Ramën nga ky grup. Ata kanë bashkuar votat me Ballën dhe Ramën dhe i dhanë goditje bisedimeve dhe mora goditje nga demokratët për bisedimet me ta. Basha nuk ka hyrë fare, mund të jetë si hije diku mbrapa, por shoh hijen e Ramës më shumë të them të drejtën.

