“Fermerët sharrojnë pemët” Ramës nuk i del inati me mediat: Kanale gjobaxhinj kundër qeverisë!

Kryeministri Edi Rama vazhdon të publikojë statuse në Twitterin e tij lidhur me mediet që e kritikojnë punën e qeverisë së tij.

Ai sot ka publikuar një lajm ku thuhet se “Rama propagandë për bujqësinë në Korçë, fermerët sharrojnë drurët frutorë: S'kemi treg për mollët”.

Kryeministri shkruan lidhur me të se këto janë gënjeshtra, sepse këta fermerë janë pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eksporteve tona.

Rama: Ja fytyra e gënjeshtrës më të madhe: Gjysëm e vërteta! Këta fermerë janë realë, por s’janë të gjithë fermerët e Korçës, po një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eksporteve tona! Mirëpo këta të dytët s’kanë vend në kanal/portalet e gjobaxhinjve kundër qeverisë!

“Fermerët sharrojnë pemët” Ramës nuk i del inati