Ish-drejtuesja e burgut të grave, Xhoi Jakaj: 70% e burgjeve në kushte të rënda, duhet të ketë amnisti

Ish-drejtuesja e burgut të grave, Xhoi Jakaj, në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai përmendi disa nga arsyet se përse duhet të ketë amnisti në burgje.

Jakaj: Kushtet brenda në 70% të IEVP-ve në Shqipëri janë jashtëzakonisht shumë të rënda që do të thotë ka shumë lagështirë, ka mungesa dhomash, ka mbipopullim në burgje dhe ka problem të jashtëzakonshme të administrimit të grupmoshave të ndryshme.

Psh në një dhomë ka minorenë ka moshë e mesme dhe moshë shumë e madhe që do të thotë të tre këto mosha janë në mospërputhje të çështjeve sociale me njëra-tjetrën. Arsye tjetër është mbipopullimi.

Aministia duhet që ata persona të cilët kanë vepra të lehta penale ose të amnistohen ose të dalin me shërbim prove. E treta që është shumë e rëndësishme, është për arsye të largimit të disa minorenëve me vepra të lehta penale si psh të themi përdorues të hashashit që ka shumë, rreth 60% e të dënuarve në burgjet shqiptare janë për përdorim dhe kultivim kanabisi.

Nëqoftëse se këta personazhe janë benda institucionit, krerët e grupeve kriminale janë jashtë institucioneve. Kjo është arsyeja tjetër shumë e rëndësishme, të cilët duhet të amnistohen.