Macaj: Nga 2009-2017, sistemi i burgjeve ka qenë ping-pong

Kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore, Valentin Macaj, ishte i ftuar me gazetaren e Ora News Sonila Musai, ku denoncoi sistemin e bugjeve.

Macaj: Është bërë ping-pong . Sistemi i burgjeve ka qenë ping–pong. Po ju them një shembull. Në periudhën 2009-2017 kanë lëviz 1720 punonjës, janë transferuar me urdhra skandaloz dhe është komanduar në Korçë. I kanë hequr gradën, ka lënë punën. E kanë dërguar nga Korça në Kukës.