Paloka: Grupi i Alibeajt do të zhbëjë vullnetin e demokratëve, kështu kënaqet Edi Rama

Në një dalje nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pala e Alibeajt kërkon heqjen e primareve që janë baza e PD-së.

Ai tha se duket se pala tjetër ka pasur qëllim zhbërjen e gjithë proceseve të bëra në një vit nga sakrificat e demokratëve.

Paloka: Deklarata e tyre e sotme, ku përmendet statuti i 11 dhjetorit, kërkon heqjen e primareve që janë baza e PD-së. Nuk ka statut në 18 dhjetor dh as kuvend, sepse ishin 5 mijë vetë në stadium dhe 1000 karrige që u zunë nga 5 mijë delegatë. Duket se pala tjetër ka pasur qëllim zhbërjen e gjithë proceseve të bëra në një vit nga sakrificat e demokratëve. Nuk mund të zhbëhen në një ditë këto për të kënaqur Edi Ramën.

Bashkimi realizohet me modalitet brenda primareve. Ne kemi biseduar me dashamirës me palën tjetër. Primaret janë pranuar apriori nga të gjitha palët. Është gjithë hapësira për të arritur të gjitha dëshirat të të dyja palëve. Mesa duket, duke lexuar deklaratën e sotme, kanë pasur dëshirë zhbërjen e vullnetit të demokratëve. Vetë brenda atij grupi të gjithë kanë nga një mendje dhe një interes të vetin personal.