"Droga dhe alkooli më shkatërruan jetën", shqiptari i akuzuar për përdhunim me jelek antiplumb në gjykatë
Pasditen e së martës “përdhunuesi me tatuazh” i Paleo Faliros, Spartak Dyrmishi, u paraqit para hetuesit në gjykatë. Ai mori kohë deri të enjten për të kërkuar falje.
Spartak Dyrmishi doli para hetuesit pa avokat. Ai kishte veshur një jelek antiplumb dhe një xhup me kapuç që i mbulonte kokën, duke i zbuluar tatuazhin me dy vija në krahun e majtë.
Bëhet e ditur se akuzat që i atribuohen janë përdhunim, tentativë përdhunimi dhe rrëmbim personi.
45-vjeçari shqiptar u arrestua pasi akuzohet për përdhunimin e një 34-vjeçareje në Paleo Faliro si dhe tentativën për përdhunim të një gruaje tjetër në të njëjtën zonë.
“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai policëve të Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës që po trajtojnë rastin.
Kur të dalë përpara drejtësisë do të akuzohet edhe për dhunë në familje pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij.
Fundi i tentativës së 45-vjeçarit për të shmangur arrestimin u regjistrua në banesën e familjes së tij në Vlorë.
Sipas informacioneve, ai ndodhej i vetëm në banesë, ndërsa fakti që kishte me vete ushqime të mjaftueshme për disa ditë, vlerësohet si pjesë e planit të tij për t’u fshehur deri në “shpërbërjen” e rastit dhe më pas do të arratisej drejt një shteti të huaj.



