Paloka: S’kemi vënë kushte, përpos primareve, grupi i Alibeajt donte eliminimin e gjithë strukturave në PD

Në një dalje nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se kahu i tij nuk ka vënë asnjë kush në bisedime, përpos primareve që nuk jajë pranuar nga pala tjetër.

Ai tha se pala e Alibeajt ka kërkuar eliminimin i gjithë strukturave të PD-së në një vit sakrificash që janë ngritur deri më tani dhe të ngrihej një strukturë e barabartë.

Paloka: Gjatë gjithë kohës, në diskutimet që kemi bërë kemi krijuar të gjithë hapësirat dhe modalitetet që bashkëpunimi dhe ndërhyrja e kandidatëve, të ishte e plotë. E vetmja gjë për të cilën nuk kemi hyrë në diskutim janë primaret dhe statuti edhe i vjetri i PD-së, i ka primaret, nuk ka asnjë pikë që të na përplasë për primaret. Gjithë kohës ka pasur këmbëngulje për primaret.

Në deklaratën e tyre kërkohej eliminimi i gjithë strukturave të PD-së në një vit sakrificash. Theksohet se të kisha një strukturë jashtë strukturave me numër të barabartë dhe votë unanime, që do të thotë se nëse njëri thotë jo nga ata binte poshtë procesi. Pse duhet veto në një moment që po futesh me vullnet të plotë për bashkëpunim. Këtë mund ta kuptoj kur ia kërkon Edi Ramës, por jo kur do të futesh në bashkëpunim.