Kishte ngecur në pemë, zjarrfikësit e Tiranës ngrejnë shkallët të shpëtojnë pëllumbin

Shërbimi Zjarrfikësit Tiranë ka shpëtuar një pëllumb pas njoftimit nga administratorët e faqes Animal Rescue Albania.

Ata kanë marrë një mesazh nga faqja se një pëllumb kishte ngecur me kokë poshtë, ndërsa drejt shpendit janë nisur shërbimi zjarrfikës Stacioni Nr. 4 Kinostudio.

Zjarrfikësit kanë përdorur një shkallë të gjatë dhe fatmirësisht kanë mundur që ta shpëtojnë shpendin e vogël.

“Se di a behet gjë. Po ka ngel tek kjo shpia private qe kemi përballe një pëllumb me koke poshtë! Do i jete kapur keq këmba aty dhe nuk largohet dot. Zonja qe ka shtëpinë mu pranë pemës nuk i ka lejuar sinjalizuesit ta ndihmojnë shpendin për asnjë arsye specifike thjesht keqdashësi! Jemi ne katin e trete me lartësi dhe nuk dimë si mund te veprohet ne te tille situate. Ju lutem kushdo qe ka mundësi te na ndihmoj, apo këshilloje te veproje sa me pare.” - thuhet në mesazhin e “Animal Rescue Albania”.