Xhaçka takohet me Çavusoglu: Turqia aleat strategjik, do të forcojmë lidhjet ekonomike
Ministrja shqiptare e Jashtme, Ola Xhaçka është takuar me homologun e saj turk, Mevlüt Çavuşoğlu gjatë vizitës time zyrtare në Turqi.
Ministrja shkruan se partneriteti strategjik dhe festimi i 100-vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike vitin e ardhshëm ishin pjesë e bisedës vëllazërore.
Xhaçka: E kënaqur që takova kolegun dhe mikun tim Mevlut Cavusoglu gjatë vizitës time zyrtare në Turqi. Partneriteti strategjik dhe festimi i 100-vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike vitin e ardhshëm ishin pjesë e bisedës sonë vëllazërore. Ne jemi bashkëpunëtorë të ngushtë me Turqinë si aleat dhe partner strategjik në të gjitha fushat dhe kemi diskutuar rrugët për forcimin e lidhjeve tona ekonomike. Ne vlerësojmë rolin e tyre në rajon. Në momentin aktual të turbullt, bashkëpunimi rajonal është çelësi për rezistencën tonë ndaj kërcënimeve të sigurisë.
1/2 Delighted to meet my colleague & friend ????????FM @MevlutCavusoglu during my official visit in #Turkey.The strategic partnership & the celebration of the 100th anniversary of our diplomatic relations next year were part of our brotherly conversation. pic.twitter.com/Qfao65qAgH
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) November 1, 2022