Konflikt në zonën e Oxhakut në Tiranë, plagoset me thikë një 47-vjeçar

Një konflikt mes dy personave ka ndodhur në zonën e Oxhakut në Tiranë.

Si pasojë një person është plagosur me mjet prerës, thikë.

I plagosuri është 40-vjeçari Adrian Ismailaj.

"Me datë 01.11.2022, te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin Adrian Ismailaj  47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.