Tjetër aksident në Vlorë, Furgoni përplas një grua

Një tjetër aksident ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme (1 nëntor 2022).

"Rreth orës 17:20, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë, mjeti furgon me drejtues shtetasin K. D., 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. B., 47 vjeçe banuese në fshatin Armen, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sakaq rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin Kristi Dano 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze V. K., 51 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi Fabris Marsac 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.