Zbulohet "Tabacchinoja" ku shitej kokainë, arrestohen vëllezërit nga Tirana

Dy vëllezër kanë rënë në pranga pasi “Tabacchinon” që administronin e kishin kthyer në një pikë shitjeje të dozave të kokainës.

"Tabacchino-ja ndodhej në rrugën "Kasem Shima" m Tiranë. Policia thotë se gjatë kontrollit të subjektit por dhe banesës së tyre, u gjetën dhe u sekuestruan 40 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).  

Të arrestuar janë D. M., 25 vjeç dhe B. M., 29 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

“Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin në subjektin që administronin dhe në zonën e Mëzezit” informoi sot policia e Tiranës.