Rriten taksat e tarifat vendore në Lezhë

Bashkia e Lezhës rriti taksat dhe tarifat vendore, në një kohë të cilësuar, të vështirë për bizneset, për shkak të efekteve të krizës globale të energjisë 

Bizneset në zonat turistike me aktivitet të lartë në bashkinë e Lezhës, do të paguajnë një taksë për hapësirën që shfrytëzojnë, ndërsa rritje do të ketë edhe tarifa e fjetjes, në Hotele.

Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi kërkesën e bashkisë së Lezhës në Paketën Fiskale, që parashikon edhe taksim për mjetet e lundrimit gjatë sezonit turistike.

Dritan Boçi, Drejtor i Tarifave Vendore, Lezhë: “Vlera të jetë jo 200, por 300 lekë për metër katrorë” 

Nën kryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, thotë se po punohet për inventarizimin e pronave publike dhe private, me qëllim që askush të mos i shmanget taksave.

Ermal Pacaj: “Do e marrin faturimin, me telefon, apo me postë. Të mos vijojë më historia, për të marrë një vërtetim, të thonë sa taksa kam

Rritja e taksës për shfrytëzimin e hapësirës, u kundërshtua nga këshilltari Agustin Marku, i cili tha se diçka duhet të ishte bërë sipas kategorive të bizneseve dhe jo sipas zonave.

Agustin Marku: “Taksa ndahet sipas kategorive jo sipas zonave,paketën e shërbimit të pastrimit përshembull, ne e kemi sipas kategorive” 

Këshilli Bashkiak kërkoi interpelance me kryetarin e bashkisë Pjerin Ndreu, por diçka e tillë dështoi, për shkak të mungeses së zyrtarit socialist.