Udhëtimet me çarter të Ramës, PL: Për çfarë i hyn në punë dhoma e gjumit në avion për 2 orë udhëtim?
Nga foltorja e Partisë së Lirisë, deputeti Petrit Vasili denoncoi abuzimet e bëra nga kryeministri Edi Rama lidhur me skandalin e udhëtimeve të tij me avionë charter.
Vasili tha se në vendin më të varfër të Europës, kryeministri udhëton si sheik duke shpenzuar 22 milionë euro.
1- Si guxon kryeministri dhe i bën një reklamë një biznesi privat?
2- Si i bën reklamë një biznesi i cili nuk dorëzon as bilancet dhe nuk dorëzon gjithashtu as aksionerët, pra përfituesit e parave?
3- Ku shkojnë këto para, kush i merr ato?
Çfarë fsheh qeveria dhe për çfarë arsye i bën shërbim kësaj fshehje të këtyrë parave
4- Si ka mundësi që kryeministri guxon dhe i bën reklamë në këto kushte një biznesi i cili në këtë rast do të ishte subjekt i verifikimit për pastrim parash përderisa nuk deklaron as bilancet as aksionerët.
5- Në vend të batutave prej banditi shtetëror dhe politik, kryeministri ka detyrimin ligjor t’u përgjigjet dhe këtyrë pyetjeve të tjera.
6- Sa është fatura që i paguan Air Albanian për çdo udhëtim?
7- Sa taksa i paguan koncesionarit ky avion për udhëtimet e tija
8- Ky avion ka qenë në përdorim të një pushtetari të rëndësishëm jashtë Shqipërisë, kush ja ka falur apo dhuruar dhe si është kryer kjo falje?
9- Cilat janë marrëdhëniet e veçanta dhe çlloj janë këto marrëdhënie me këtë pushtetar?
10- Për çfarë i hyn në punë dhoma e gjumit brenda këtij avioni, qoftë dhe për udhëtime dy orëshe?
11- Si shërbehet dhe cila është vlera e kateringut, ushqimit luksoz që konsumohet brenda këtij avioni?
12- A ka moral më ky kryeministër, që kur erdhi në pushtet premtoi se ministrat e tij do të udhëtonin vetëm më klas ekonomik dhe sot udhëtojnë më cartëra sheikësh
13- Çfarë morali, ka ky kryeministër që në kushtet e një varfëri të frikshme që vetëm thellohet dhe i ka bërë shqiptarët të largohen nga vendi, ky bën një luks që do ishte i tepruar për vendet më të pasura të europës dhe botës
14- Çfarë morali ka ky përballë kushedi sesa personaliteteve të lartë në SHBA, Francë, Gjermani të cilët kanë dhënë dorëheqjen vetëm e vetëm se kanë përdorur për qëllime private automjete shtetërore brenda qytetit?
Po ashtu Vasili dekalroi se prokuororët e SPAK-ut duhet të ishin që dje në dyert e Edi Ramës.
"Drejtësia nuk mund të lidhë më duart përpara një skandali shtetëror të të tilla përmasave kaq të rënda penale dhe morale. Ai duhet të ishte që dje në zyrat e Edi Ramës dhe të gjithë zyrat e tjera për të zbardhur deri në fund këtë skandal që për nga niveli i shkeljeve paturpërisa dhe arrogance e kryerjes së tyre nuk ka shok në të gjithë pluralizmin shqiptar" tha Vasili.
