Hysa: Jam për një taksim të thjeshtë, taksa progresiste prek shtresën e mesme dhe specialistët

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Dafina Hysa, gazetare u shpreh se Shqipëria i ka mundësitë për të dyja modelet sepse janë përdorur më herët.

Ajo tha se sistemi progresist po prek shtesën e mesme dhe specialistët, që po tregohet në kohët e fundit që po ikin nga Shqipëria.

Hysa: Unë jam për një sistemi i taksimit të thjeshtë. Shqipëria i ka mundësitë për të dyja modelet sepse janë përdorur më herët. Ekspertët mbajnë qëndrime të ndryshme. Po të shohim statistikat nuk kemi pasur përmirësim sa është aplikuar taksimi i sheshtë.

Sistemi progresist po prek shtesën e mesme dhe specialistët, që po tregohet në kohët e fundit që po ikin nga Shqipëria.