Milo: Me taksën e sheshtë kush merr më shumë paguan më shumë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Petraq Milo, profesor i shkencave të ekonomisë u shpreh se edhe me taksën e sheshtë ai që merr më shumë paguan më shumë.

Sipas tij, ka pasur një synim për tu manipuluar që vetëm taksa progresiste paguan më shumë dhe se të gjithë duhet të paguajmë taksa, dhe kemi vetëm përjashtime standarde.

Milo: Taksa progresiste kemi thënë që është më e drejtë, por taksa e sheshtë ka parimin që kush fiton më shumë paguan më shumë. Nëse ti e ke rrogën 500 mijë lekë, me taksën e sheshtë do të paguash 50 mijë, ndërsa nëse e ke 1 milionë do të paguash 100 mijë.

Ka pasur një synim për tu manipuluar që vetëm taksa progresiste paguan më shumë. Të gjithë duhet të paguajmë taksa, dhe kemi vetëm përjashtime standarde, dhe ato jo standarde që janë klienteliste, që e bën qeveria aktuale. Nga këto shmangie mungojnë 95 miliardë lekë.