Rama: Në Shqipëri mund të fitoni më shumë se në Evropë, me bimë medicinale marrin 350 mijë lekë në ditë
Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme me të rinjtë e Ersekës ku foli për mundësitë që ofron Shqipëria për të fituar para.
Sipas tij, të ndërtosh sot në një Shqipëri një bujtinë në shtëpinë e rrënuar të stërgjyshit, do të thotë t’i japësh vetes mundësinë që të fitosh më shumë sesa në çdo vend të Evropës, me punë t ë zakonshme.
Rama: Të ndërtosh sot në një Shqipëri një bujtinë në shtëpinë e rrënuar të stërgjyshit, do të thotë t’i japësh vetes mundësinë që të fitosh më shumë sesa në çdo vend të Evropës, ku mund të shkosh për të bërë një punë të zakonshme, nuk flasim për njerëz që mund të bëjnë suksese të rëndësishme dhe atje, flasim për një punë të zakonshme. Sigurisht që bujtina ka edhe ajo mundimin e vet, patjetër, po edhe ajo është punë. Të mbledhësh bimë medicinale dhe të ndërtosh një ndërmarrje bimësh medicinale, do të thotë të fitosh shumëfishin e asaj që mund të fitosh duke bërë një punë të zakonshme në Gjermani apo në Angli, nuk diskutohet, është aritmetikë e thjeshtë.
Ishim me Fridën, në Bulqizë, dhe një djalë, edhe ai kishte lënë Tiranën, ishte kthyer atje dhe kishte hapur një pikë grumbullimi edhe me mbështetjen e qeverisë, për bimë medicinale dhe sa e kishte hapur, dhe na tregoi një grumbull që mund të ishte 4 metra katrorë me bimë medicinale, dhe tha: “kjo është mbledhja e një dite e një familjeje, 35 mijë lekë të reja”. Natyrisht qe për t’i mbledhur ato, ajo familje është munduar sepse ngjitu, zbrit, mblidh, nuk diskutohet, po 35 mijë lekë të reja në një ditë shkoni fitojini në Gjermani ose në Angli, ku pa diskutim pagat janë më të larta, po shpenzimet nuk janë sa këtu, janë shumë më të larta dhe në fund të ditës mund të jetë një kursim pak më i madh, nuk diskutohet, sepse mund të mbetet diçka por ajo që mbetet kurrë, kurrë nuk mund të të japë në vite atë që mund të të japë kjo bukuria këtu, kurrë! Përveç faktit që je në shtëpinë tënde.
