Fluturimet e Ramës, Berisha: Çmenduri që se bën asnjë diktator, në 12 nëntor gjyqi popullor
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shfrytëzoi foltoren e Kuvendit për të akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për shpenzimet marramendëse për udhëtimet e tij jashtë me çarter.
Sipas tij, një çmenduri të tillë nuk e ja ka lejuar vetes asnjë diktator.
Berisha tha ndër të tjera se linja e fluturimeve Air Albania ka falimentuar.
Kryedemokrati paralajmëroi qeverinë Rama se me 12 nëntor i pret gjyqi popullor.
Berisha: Kujdestarët e boshkave e paguani me një çmim tre herë më të lartë se një rrogë të mesme. Etërit e tyre ishin mizorë. Por ju garantoj se të gjithë sëbashku me Enver Hoxhën nuk kanë shpenzuar në tërësi kaq sa ka shpenzuar Edi Rama 20 milion euro për charter.
A mendoni ju se me këto vjedhje dhe abuzime përzutë nga Shqipëria 744 mijë qytetarë nga 2014 deri më sot. I lëpiheni e i serviloseni Ramës në mënyrën më të neveritshme. Ne nuk flasim si flet Rama se nuk duam që hapsira televizive publike të ndotet siç e ndot ai.
Shkon e u thotë shqiptarëve se fluturimet e mia kanë qenë gjysma e një bilete. Air Albania ka tre vite që nuk dërgon bilancet, është e falimentuar. Si ka mundësi që jeni kaq të pandjeshëm. Kemi të bëjmë me një grup njerëzish që vjedhja e pasurive kombëtare ua ka mbyllur veshët.
Në 12 nëntor është gjyqi i madh që popolli do u bëjë juve. Mjaft është mjaft. 12 është dita e gjyqit popullor ndaj jush. Mblidh kë të duash atë ditë, do të të gjejmë atë ditë edhe sikur në vrimën e miut të futesh. Keni tejkaluar, ska parlament si ky. Një grup super hajnash dhe një turmë që u mban iso këtyre.
Berisha akuzoi mazhorancën se e ka kthyer parlamentin në një klub në të cilin merren vendime dhe miratohen ligje në kurriz të qytetarëve.
Berisha: Parlamenti është shndërruar nga kjo pseudomazhorancë në një klub në të cilin merren vendime dhe miratohen ligje në kurriz tuaj, të fëmijëve tuaj dhe familjeve tuaja. Kjo pseudomazhorncë e bazuar e tëra në drogën, krimin dhe vjedhjen është sot për sot pas pseudomazhorancës së Lukashenkos me e damkosura në Evropa dhe ndër më të damkosurat në botë.
Sot kjo pseudomazhoranca ka rrokullisur Shqipërinë me indeksin e shtetit ligjor 4 shkallë nën Vietnamin socialist. Republika socialiste e Vietnamit është një shtet në kushtetutën e të cilit sanksionohet Partia Komuniste si forcë udhëheqëse e vendit.
Është një shtet që ka adoptuar modelin e tregut të Ten Siao Pinit, një diktaturë që pranon për interesa të saj ekonominë e tregut. Republika e Shqipërisë është një diktaturë. Nuk mund të them se bazohet në ideologjinë marksist leniniste, por bazohet në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.
