Ministri grek i telefonon Çuçit: Arrestoni përdhunuesin shqiptar
Ministri i Mbrojtjes Qytetare në Greqi, Takis Theodhorikakos ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi, ku i ka kërkuar mobilizim të policisë shqiptare për gjetjen dhe arrestimin e shqiptarit të akuzuar për përdhunimin e një grua në një stacion autobusi si dhe tentoi të sulmonte një grua tjetër.
Gjithashtu ai ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit të mirë të organeve të prokurorisë të dy vendeve.
Media greke thotë se autori i përdhunimit është identifikuar nga pamjet e regjistruara në kamerat e zonës dhe ADN-së së tij të gjetur në makinën e gruas së parë.
Sipas tyre ai është një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, baba i divorcuar i dy fëmijëve të mitur që jetojnë në Shqipëri me nënën e tyre mësuese.
Mediat greke bëjnë me dije se ai është arratisur në Shqipëri përmes Kakavijës.
45-vjeçari jeton me nënën e tij dhe ka probleme me alkoolin. Këtë e vërteton edhe 34-vjeçarja që ishte viktima e tij e përdhunimit pasi gjatë përshkrimit të saj në prokurori kishte thënë se autori mbante era alkooli.
Policët e Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës arritën ta identifikojnë atë nëpërmjet gjurmëve të ADN-së, të cilat e lidhin me të dy incidentet e dyshuara, informon media greke.
Autori jetonte në zonën e Paleo Faliro