E tradhëtoi era e rëndë, shqiptari kapet me 17 kg sytha marijuane në furgon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2022, 19:29
Një 40-vjeçar shqiptar, i cili po transportonte 17 kilogramë sytha marijuanë në një furgon, është arrestuas në Maella më 25 tetor nga policia spanjolle.
Lajmi është raportuar nga mediat vendase sot, 31 tetor.
Brenda bagazhit u gjetën shtatë kuti me kanabis, të mbështjella me qese të zeza plastike.
Agjentët, të cilët kanë identifikuar furgonin rreth orës 11:15, kanë vërejtur një erë të fortë marijuane që vinte nga kabina e pasagjerëve, ndaj kanë vazhduar me këqyrjen e plotë të mjetit.
Pas hapjes dhe peshimit të thasëve, rezultoi se ato përmbanin 17 kilogramë sytha marijuanë.
Në pranga ra drejtuesi shqiptar i mjetit, banues në Lérida, për krim të dyshuar ndaj shëndetit publik për trafik droge.

