Hetim fluturimeve të Ramës, Berisha prezanton pr/ligjin për heqjen e parashtrimit kur hetohen zyrtarët e lartë

Opozita do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor për shpenzimet e qeverisë. Vendimi vjen pas akuzave për shpërdorimin e 22 milionë eurove për fluturime luksi. Ndërkohë Sali Berisha ka prezantuar edhe pr/ligjin që ka për synim ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar në çdo kohë.

Pas akuzave se kryeministri Rama ka shpërdoruar 22 milionë euro vetëm për fluturime luksi me charter, Partia Demokratike konfirmon nismën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për verifikimin e shpenzimeve të qeverisë.

Boçi: Edi Rama ka fluturuar 137 herë duke djegur në ajër 22 milion euro të shqiptarëve. Grupi parlamentar do të dorëzojë menjëherë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor.

Ndërkohë që në mbledhjen me grupin parlamentar, kreu i demokratëve Sali Berisha bëri publik edhe projektligjin që ka për synim ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar në çdo kohë.

Berisha: Kam sjellë projektligjin për të cilin jam prononcuar publikisht në parlament, në publik, debate të ndryshme dhe që ka të bëjë më heqjen e parashkrimit për kryeministrin, zv.kryeministrat, ministrat, kryetarë kuvendi dhe ish-funksionarëve të sipër përmendur.

Ky ligj, sipas tij vjen në kushtet kur vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vërtetuar abuzimin nga kjo qeveri me të paktën me 8.2 miliard euro, vjedhje, shpërdorime etj.

Berisha: Kur korrupsioni, vjedhja e zyrtarëve është bërë faktori, muri me i tmerrshëm për zhvillimin e këtij vendi dhe integrimin e tij. Kur është bërë gjeneratori kryesor i varfërisë së shqiptarëve, kur është bërë matermatrix i të gjitha problemeve që rrënuan në Shqipëri shtetin ligjor dhe e kanë degraduar atë nën nivelin e diktaturën komuniste të Vietnamit. Sistemet komuniste janë sistemi për definicion sisteme të korruptuara. Por qeverisja e Edi Ramës është edhe më e korruptuar, 4 shkallë më poshtë se diktatura komuniste e Vietnamit.

Krahas kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave dhe kryetarëve te kuvendit Berisha thekson se këtij ligji  duhet t’i nënshtrohet edhe kryebashkiaku Veliaj, duke e cilësuar personalitet të rëndësishëm në hierarkinë e vjedhësve të shqiptarëve.