Vlorë, gjendet pa shenja jete roja i një subjekti privat në lagjen “1 Maji”

Është gjetur pa shenja jete një person në lagjen “1 Maji” në Vlorë.

“Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat, shtetasi H. A., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak”, njofton policia.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.