Plazh në fund të vjeshtës, në Durrës qindra qytetarë shijojnë temperaturat e larta
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 30 Tetor 2022, 15:14
Temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vendin tonë ka bërë që qindra qytetarë t’i drejtohen qyteteve bregdetare.
Në Durrës, qytetarët kanë shfrytëzuar kohën me diell jo vetëm për të shijuar ecjet në bregdet por edhe për të bërë plazh.
Është e diela e fundit e tetorit, por temperaturat vijojnë të jenë të larta.
Në plazhin e Durrësit, si rrallëherë dhjetëra qytetarë nuk dolën vetëm për të ecur, por edhe për të bërë plazh.
Disa po marrin rreze.
Të tjerë janë futur në det për not.
Qytetarët thonë se temperaturat pavarësisht se është fundi i tetorit, janë të përshtatshme edhe për plazh.
Plazhi i Durrësit është një destinacion fundjave jo vetëm për vendasit, por edhe për personat nga Tirana e kryesisht Kosova.
