Golemi nuk kujtohet për lagjet, në Gjirokastër ndotja arrin nivele alarmante, banorët e shqetësuar

Banorët e shtëpive private qe ndodhen krah përroit te lagjes blloku i furrave në Gjirokastër kanë denoncuar ndotjen e madhe nga përroi. Ata thonë se ujerat e zeza që derdhen në përrua, dhe mbeturinat e mëdha që hidhen aty janë duke shkaktuar një ndotje që për ta është alarmante, ndërsa akuzojnë bashkinë e drejtuar nga flamur Golemi se nuk ka marrë asnjë masë.

Mbetje urbane deri tek kafshët e ngordhura, kjo është panorama e përroit në lagjen Blloku i Furrave në Gjirokastër.

Edhe ujërat e zeza derdhen në këtë përrua të hapur.

Banorët thonë se situata është bërë alarmante.

“Sa fillon pak koha e mirë na qelb era, nuk mund të rrish. Pastruesit nuk kanë ardhur.”

“Është situatë alarmante, lagështirë e madhe. Qelbet erë”

Thonë se Bashkia e drejtuar nga Socialisti Flamur Golemi është në dijeni të problemit, por askush nuk po i jep zgjidhje.

“Më thanë mua se do të vijnë ta bëjnë, por kur do të vijnë ta bëjnë.”

“Nuk merrja dot frymë nga e keqja. Është erë shumë e rëndë, nuk ta di njeri.”

Zona që përshkohet nga përroi është në aksin kryesor që kalojnë mijëra turistë nga mbarë bota që vizitojnë Gjirokastrën.