Ujësjellës Durrës: Banorët mund të ketë probleme me furnizimin me ujë për 2 ditët e ardhshme

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se mund të ketë probleme në furnizimin me ujë gjatë 48 orëve të ardhshme.

Shkak është bërë një defekt që ka ndodhur në zonën Sektori Rinia ku është çarë tubacioni kryesor i ujësjellësit që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Durrësit dhe zonën e fshatrave.

Brigada e avarive e Ujësjellës Kanalizime Durrës prej dy ditësh po punon për të riparuar defektin dhe normalizimin e situatës për të rikthyer furnizimin normal të popullatës me ujë.

Si pasojë e kësaj situate, gjatë ditës së sotme dhe nesër, pritet të ketë probleme në furnizimin me ujë për zonën e sipërpërmendur.