Minoritarët braktisin Shqipërinë, në fshatrat e Finiqit kanë mbetur vetëm të moshuar
Fshatrat në Finiq janë të banuar kryesisht me minoritarë grekë. Por edhe ata duket se nuk po e gjejnë veten në Shqipëri.
Qindra banorë kanë ikur drejt Greqisë, pasi ata thonë se këtu nuk ka as punë e as perspektivë për të ardhmen.
Vangjel Kaishi është një nga banorët e moshuar , të mbetur në fshatin Qenurjo në Finiq.
Deri para pak vitesh në fshat ishin rreth 500 banor, ndërsa sot numëron vetëm 100 pensionist.
Sinkron; plaku
Në fshatin minoritar të rinjtë kanë investuar në pronat e tyre, por më pas i kanë braktisur ato , për shkak të papunësisë.
Kryesisht janë larguar drejt tokës greke.
Mbi 50 vjeç është mosha me e re e banorëve, por që edhe ata thonë se mundësitë nuk po i gjejnë në vendin e tyre.
Emigrantët janë të lidhur me fshatin e tyre. Edhe pse jetojnë në Greqi, mbjellim agrume dhe kthehen herë pas herë, por nuk e mendojnë kthimin përfundimtar në Qenurjo.
Finiqi, edhe për shkak të lidhjes së fortë me Greqinë është një nga bashkitë që po e ndjen më së shumti braktisjen nga banorët e tij.
