(VIDEO) Napoli i pandalshëm, thyen edhe Sassuolon me Osimhen dhe Kvara të papërmbajtshëm
10 fitore, vetëm dy barazime dhe asnjë humbje. 32 pikë, Napoli i pandalshëm në Europë ku vetëm një skuadër e barazon në rekordin e pathyeshmërisë.
Asnjë disfatë mes kampionatit dhe Europës ashtu si PSG për skuadrën e Luciano Spalletit që mundi 3-0 Sassuolon në ndeshjen e parë të javës së 12-të të Serie A.
Victor Osimhen i pandalshëm, thjesht magjik me përkrahjen e Kvaratchkelia në formë fantastike ku gjeorgjiani dhuroi edhe një asist e një gol në ndeshjen e festën së qytetit të Napolit për ditëlindjen e Maradonës në stadiumin që mban emrin e tij.
Fitore kjo që e mban Napolin në krye të pashqetësuar nga ndjekësit Milan e Lazio ndërsa trajneri Spalleti mund të përgatisë i qetë ndeshjen e fundit europiane të këtij sezoni, atë kundër Liverpool-it në “Anfield Road”.
