Mbrojtësi i Monzas, i plagosur rëndë në shpinë, Mari: Pata fat, një njeri ndërroi jetë në sytë e mi

Një i vdekur në ngajrjen ku u plagos edhe mbrojtësi i Monzas, Pablo Mari. Pasi 5 vetë u sulmuan nga një person me probleme mendore në një supermarket të Milanos, dalin detaje të tjera në lidhje me ngjarjen. Lojtari spanjoll ndodhej në market bashkë me familjen, ndërsa i ndaluari nga policia, një 46-vjeçar, ka marrë jetën e arkëtarit të supermarketit.

Vetë lojtari ka konfirmuar për mjekët se është më shumë fat që ka mbijetuar nga sulmi ndërsa pa me sytë e tij sulmin brutal ndaj arkëtarit që ndërroi jetë.

Lajmin e konfirmon, administratori i Monzas, Adriano Galliani i cili ndodhet në spital për të qëndruar pranë lojtarit iberik që u transferua këtë verë nga Arsenali në formë huazimi.


Mbrojtësi i Monzas, i plagosur rëndë në shpinë, Mari:

Adriano Galliani:

“Për fat të keq kam marrë një lajm të tmerrshëm, ka humbur jetën arkëtari i dyqanit. Sa i përket Pablo Marit, ka pësuar një plagë mjaft të thellë në shpinë. Një plagë shpuese e cila për fat nuk ka prekur mushkëri apo organe të tjera jetësore. Nuk është në rrezik jete, sigurisht ka probleme por duhet të rikuperohet shpejt, pavarësisht ndonjë muskuli të dëmtuar. Është i ndërgjegjshëm, po e qepin plagën, këto janë lajmet që vijën nga infermieret”