Manchester City nuk njeh rivalë, De Bruyne ndihmon Guardiolën për suksesin e nëntë (VIDEO)

Fitorja e nëntë në kampionat vjen në transfertën e skuadrës së fundit të klasifikimit që e shtyn Manchester City-n drejt kreut për të paktën 24 orë. Skuadra e Pep Guardiolës nuk dëshiron t’ia dijë kë ka përpara, pasi është transformuar thjesht në një skuadër të pamëshirshme në Premier League ku javë pas jave konfirmohet ekipi për t’u mundur.

Kampionët në fuqi triumfojnë edhe në transferën e Leicester City me golin e Kevin De Bruyne që shënon të dytin rresht në kampionat.  29 pikë për ekipin bardhekaltër të Anglisë në 12 javë kampionat dhe 37 gola të shënuar.

Ecuri e çmendur për Pep Guardiolën dhe djemtë e tij që mund të qajnë vetëm faktin që Halaand pas shumë javësh nuk gjeti rrugën e rrjetës duke u ndalur në kuotën e 17 realizimeve sezonale me një mesatare prej më shumë se një goli për ndeshje.