Inter nuk është në shitje, presidenti Steven Zhang mohon zërat
Presidenti i Interit, Stiven Zhang ka hedhur poshtë pretendimet e kohëve të fundit se ai ka nxjerrë në shitje klubin zikaltër. Në një intervistë të dhënë për ‘Skaj Sport’, Zhang i quajti spekulime këto zëra.
Inter nuk është në shitje dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë Presidenti i klubit.
Steven Zhang, kreu i ‘Suning Group’, kompanisë e cila ka në pronësi klubin zikaltër, tha në një intervistë për gjigandin mediatik ‘Sky Sport Italia’ se nuk e ka pasur në plan dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga klubi.
"Nuk po flas me asnjë investitor, Inter nuk është në shitje. Në 3-4 vitet e fundit kemi qenë gjithnjë në qendër të spekulimeve të ndryshe, por ne jemi të përqendruar te fitoret dhe kjo nuk do të ndryshojë për sa kohë unë do të jem president," deklaroi ai.
Entuziasmin për kualifikimin në raundin e 1/16 të Uefa Champions Ligë, Zhang nuk e fshehu, duke lavdëruar trajnerin dhe lojtarët për rezultatin e arritur, por edhe punën e mirë të bërë nga klubi dhe skuadra në këto 4 vitet e fundit.
I pyetur dhe për një largim të mundshëm të trajnerit Simone Inzaghi nga stoli i zikaltërve, si edhe të mbrojtësit Milan Skriniar drejt PSG-së, presidenti i vuri kapak këtyre çështjeve, duke thënë se asnjëri prej tyre nuk do të largohej nga Milano.