Shuhen shpresat e Ballkanit për kualifikim, kampionët e Kosovës munden edhe nga Slavia (VIDEO)
Ballkani i jep lamtumirën Europës pas një tjetër disfate në shtëpi. Slavia e Pragës fitoi në Prishtinë 1-0 me gol të Ondrej Lingr në minutën e 75 për të dalë me një 3-pikësh të vështirë nga “Fadil Vokrri”.
Kampionët e Kosovës, ashtu si në ndeshjen e parë të luajtur në Çeki, treguan karakter por për herë të parë në këtë sezon të Ligës së Konferencës, e mbyllën 90 minutëshin pa shënuar gol edhe pse krijuan disa raste të mira.
Në fundin e ndeshjes, portieri i skuadrës mike bëri mrekullinë me dy pritje vendimtare duke i mohuar barazimin ekipit nga Suhareka.Pas 4 ndeshjeve të para, Ballkani mbyll klasifikimin e grupit G me 4 pikë dhe do ta luajë ndeshjen e fundit në Rumani kundër Cluj.
Matematikisht ekipi i Ilir Dajës nuk ka më shpresa për të arritur vendin e dytë edhe nëse fiton në Rumani pasi në ndeshjet direkte me Slavian që numërin 7 pikë, është në disavantazh.