Juventus planifikon rikthimin e Antonio Contes në stol

Juventus mund të rikthehet te e shkuara. Antonio Conte në stolin bardhezi nuk është vetëm zë merkatoje pasi mediat italiane këmbëngulin tek ideja që drejtuesit e "Zonjës së vjetër" ka filluar t'i joshë. 

Për momentin Conte e ka shtyrë çështjen e rinovimit me Tottenham në pritje për të mësuar qëllimet e Juventusit. Marrëdhëniet e tij me presidentin Agnelli janë normalizuar. 

Ndryshimi mes Allegrit dhe Contes është i thjeshtë. Trajneri aktual kërkon kampionë për të fituar ndërsa trajneri barez arrin të marrë maksimumin edhe nga lojtarë pa shumë emër. Gjithsesi më shumë do të mësohet në qershor, për momentin emri i Contes është thjesht një sugjerim.