Massimo Moratti me akuza të rënda: Titulli në Serie A ishte i paracaktuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2022, 13:43
Në ditën kur apeli i radhës hodhi poshtë pretendimet e Juventusit për çështjen "Calciopoli", ish-presidenti historik dhe tifozi numër 1 i Interit, Massimo Moratti bën një deklaratë të fortë duke akuzuar Juventusin dhe Milanin për manipulimin e gjithë sistemit të Serie A.
"Serie A ishte e manipuluar dhe ne ishim viktimat. Duhej të fitonte Juve dhe nëse nuk ia dilte, atëherë duhej të fitonte Milani. Ishte një turp sepse bëhet fjalë për nivelin më të lartë të mashtrimit ndaj ndjenjave të njerëzve. Më keq Milan apo Juve? Sigurisht që Juve!
Titulli i 14 që na u dha pas Calciopolit është minimumi i dëmshpërblimit që na u bë pas atij dëmi sepse neve na takonte shumë më shumë se kaq".
