Opinioni “vret” të fejuarën e Gegrard Pique. Njerëzit e kritikojnë për ndarjen e Shakiras
E fejuara e Gerard Pique, Chiara Chía Marti, po kalon një moment shumë të vështirë në aspektin psikologjik. Biondja katalanase është tronditur nga kritikat e shumta të njerëzve për nisjen e historisë me mbrojtësin e Barcelonës, i cili i dha fund bashkëjetesës 10-vjeçare me këngëtaren Shakira.
Për skëtë arsye ajo ka vendosur të mos shkojë më në punë, në kompaninë Kosmos që zotërohet nga i fejuari i saj pasi nuk dëshiron që të përballet me njerëzit të cilët e kritikojnë vazhdimisht.
“Më thonë që nuk mundet madje as të shkojë të punojë në kompani por duhet ta bëjë punën online nga shtëpia. Në aspektin personal dhe emotiv është një gjë e keqe. Nuk është aspak në gjendje të mirë. Situata aktuale, Shakira, gjithçka”, shprehet fotografi i njohur spanjoll Jordi Martin.
