Modelja "plas bombën”: Seks me 7 yje të NBA, tani jam shtatzanë
Aliza Jane bën një rrëfim shokues që gjithsesi kërkon fakte për t’u vërtetuar pasi nuk janë të pakta rastet kur personazhe të ndryshëm kërkojnë vëmendje për t’u bërë të famshëm. Ajo ka deklaruar publikisht se brenda një nate ka bërë seks oral me 7 lojtarë të koshit amerikan dhe më saktësisht të skuadrës së Phoenix Suns në vitin 2020. Rrëfimin e publikon në rrjetet sociale ndërsa premton se do të publikojë videon në platformën “OnlyFans”.
“Në ditëlindjen time, erdhën të gjithë në dhomën time të hotelit, hoqën pantallonat dhe filloi festa”, thekson ajo.
Rrëfim që ajo e ndan me fansat e saj duke shtuar me humor se ai moment ndikoi edhe në formën e mirë që kaloi ekipi nga Arizona atë sezon.
Sot 25-vjeçarja është në pritje të një fëmije, sigurisht pa asnjë lidhje me natën e shfrenuar ku lojtarët e Suns, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur, arritën të bëheshin protagonistë edhe jashtë parketit.
